Një djalë në Kinën qëndrore u arrestua pasi dilte me 19 femra në të njëjtën kohë dhe i’u vidhte gjithçka. Policia nisi hetimet nga akuzat e disa grave.
Mësohet se personi i paidentifikuar zgjodhi këtë mënyrë për të bërë para në vitin 2017 pasi humbi punën prej Alkolit. Ai vishej me rroba false të firmave të njohura dhe u thoshte grave se vinte nga një familje e pasur. Deri tani mesohet se djali është bërë babai i 4 fëmijëve nderkohë ka lënë dhe dy vajza të tjera shtatëzanë. Një prej viktimave shprehet se ata u njohën në një aplikacion takimesh dhe ranë në dashuri, ajo nuk e kishte kuptuar që i dashuri i saj i vidhte deri sa lindi fëmijën.
Ende pritet të merret një vendim nga gjykata për të.
G.Baçi