Difiҫiti shkon 420 dollarë, financat në krizë

Difiҫiti shkon 420 dollarë, financat në krizë

Financat e shtetit gjatë muajt maj ishin në gjendje katastrofike. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, është shënuar rënia më e madhe e të gjitha kohërave, jashtë parametrave ligjor për të gjithë treguesit e buxhetit. Ministria e Financave ka deklaraur se të ardhurat nga taksat kanë rënë me 30% për qind krahasuar me majin e

Financat e shtetit gjatë muajt maj ishin në gjendje katastrofike. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, është shënuar rënia më e madhe e të gjitha kohërave, jashtë parametrave ligjor për të gjithë treguesit e buxhetit. Ministria e Financave ka deklaraur se të ardhurat nga taksat kanë rënë me 30% për qind krahasuar me majin e vitit 2012.

Të ardhurat e mbledhura në arkën e shtetit, për këtë pesëmujor janë 10.7 miliardë lekë më pak se plani dhe mbi 7.6 miliardë lekë më të ulta se një vit më parë.

Teksa të ardhurat po bien, qeveria ka rrit shpenzimet e shtetit me 16 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë dhe me 6.3 miliardë lekë krahasuar me planin buxhetor të periudhës, duke e ҫuar difiҫitin në 420 milionë dollarë vetëm për pesë muajt e parë. Difiҫiti është rritur 22 herë më shumë se një vit më parë dhe 17 herë më shumë se plani i periudhës.

Financat publike rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit

Me uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve para zgjedhjeve qeveria po e nxjerr jashtë kontrollit buxhetin e shtetit, duke i çuar financat e shtetit në pikën më të ulët që nga viti 1997.

Financat e qeverisë ndodhen prej kohësh nën presionin e krizës. Treguesit fiskal asnjëherë më parë se ky vit i 5-të nuk kanë devijuar kaq fort nga kufijtë ligjor kur ende ska kaluar as gjysma e vitit. Rreziqet përballë kësaj situate janë të mëdha. Vetë buxheti i shtetit është sa rreth 30 për qind e Prodhimit Kombëtar.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar