Dibër,Basha prezanton platformën e tij

Dibër,Basha prezanton platformën e tij

Kandidati për kryetar i PD, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën para demokratëve të Peshkopisë, Burrelit dhe Bulqizës. “Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line për të punësuar militantët

Kandidati për kryetar i PD, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën para demokratëve të Peshkopisë, Burrelit dhe Bulqizës.

“Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neo-bllokmeni dhe ne do t’i gjendemi përballë që në orën e parë”, deklaroi Basha.

Bashae  ka konsideruar të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesit të PD në KQZ, Njazi Kosovrasti. “Këta njerëz që njohin vetëm gjuhën e krimit dhe praktikat e krimit, duhet të dinë sot se nuk na kanë trembur në kohën tonë më të vështirë, nuk na trembin as sot. Ndaj u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë nga kërcënimet ndaj përfaqësuesve tanë, ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate”,  shtoi më tej ai.

“Unë vij sot para jush me një lidhje të fortë me bazën demokrate, lidhjen e përmbushjes së çdo detyre që ju më keni ngarkuar. Më ngarkuat një nga zonat e vështira elektorale në 2005 dhe e fitova. Më ngarkuat Qarkun e Elbasanit, nga ku vinim me dy mandate. Arrita të kthehem në Tiranë, me rezultatin historik dhe të paparë më parë, 7 mandate prej Elbasanit dhe në 2011 më ngarkuat përballjen direkte me kryesocialistin, të cilin e munda dhe e nxora në opozitë”, theksoi Basha.

/Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar