Diabeti, një shqetësim që i prek të gjithë

0

Çdo ditë e më shumë bëhet shqetësues fakti se shumica e të prekurve nga diabeti diagnostikohet vonë. Kjo neglizhencë ka detyruar herë pas here mjekët që të dalin në terren, që të bëjnë matje glicemisë në gjak falas.

Personat të cilët janë obezë por edhe që kanë një familjar me këtë sëmundje e anashkalojnë këtë fakt dhe nuk i marrin si shembuj. Është zbuluar se në 10 persona që masin indeksin e diabetit në mënyrë rastësore vihet re se një nga këto dalin me diabet.

Një studim i fundit i kryer nga specialistet e ISHP-së, në lidhje me mbipeshën dhe obizitetin në grupmosha të ndryshme paraqet të dhëna shumë shqetësuese. Të paktën 22 % e fëmijëve dhe mbi 70% e personave mbi 40 vjeç, rezultojnë obezë.

Mjekët këshillojnë kryesisht nënat, që të kontrollojnë ushqimet që konsumojnë fëmijët, ndërsa mësueseve të edukimit fizik  që të jenë më edukues duke hartuar programe të vlefshme për fëmijët obezë.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here