Dhurimi i organeve do përcaktohet me ligj

Dhurimi i organeve do përcaktohet me ligj

Kosova ka filluar procedurat për rregullimin me ligj të dhurimit të organeve. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani, është shprehur se në projektligj janë përcaktuar qartë procedurat, ku është siguruar një shkallë e lartë  konfidencialitetit dhe sigurimi e  mbrojtjes së të drejtave të njeriut në çdo aspekt, si për dhuruesit, ashtu edhe për marrësit

Kosova ka filluar procedurat për rregullimin me ligj të dhurimit të organeve.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani, është shprehur se në projektligj janë përcaktuar qartë procedurat, ku është siguruar një shkallë e lartë  konfidencialitetit dhe sigurimi e  mbrojtjes së të drejtave të njeriut në çdo aspekt, si për dhuruesit, ashtu edhe për marrësit e organeve, indeve dhe qelizave.

Ai deklaroi se projektligji për dhurimin e organeve ka kaluar në dëgjim të parë në Kuvendin e Kosovës dhe është në pritje të dëgjimit të dytë, ku  sipas tij, pritet që edhe Kosovës t’i ofrohen ato shërbime që i kanë munguar.

Por rregullimi i plotë me ligj kjo do të rregullohet edhe me formularë, të cilët mbushen nga personat që janë kanë nevojë për dhurime për shkak të rënduar të gjendjes shëndetësore.

Agani gjithashtu ka bërë të ditur se pas miratimit të projektligjit në Kuvendin e Kosovës, duhet menduar për fushatën që ka të bëjë me vetëdijesimin e popullatës për rëndësinë e dhurimit të organeve.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar