Dhunonte prindërit, arrestohet pas kallëzimit

Dhunonte prindërit, arrestohet pas kallëzimit

  Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili kërcënonte dhe dhunonte prindërit e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Fatmir Delia është arrestuar paraditen e djeshme në banesën e tij, në fshatin Rrilë të Lezhës, pas një kallëzimi që prindërit e tij kishin bërë në komisariat. Mësohet se

 

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili kërcënonte dhe dhunonte prindërit e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Fatmir Delia është arrestuar paraditen e djeshme në banesën e tij, në fshatin Rrilë të Lezhës, pas një kallëzimi që prindërit e tij kishin bërë në komisariat.

Mësohet se Delia i dhunonte pa shkak të prindërit e tij, dhe i kërcënonte se do t’i vriste me një armë.  Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi edhe armën pistoletë tip TT, të cilën i akuzuari e mbante pa leje në banesë.  Rastet e dhunës në familje janë bërë të përditshme kohët e fundit në vend. Në shumë raste dhuna ka degjeneruar deri në veprime ekstreme, duke shkaktuar viktima.

 

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar