Dhunonte bashkëshorten, policia i gjen arsenal armësh në banesë

Dhunonte bashkëshorten, policia i gjen arsenal armësh në banesë

Denoncimi për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Tiranë. Pas kontrollit të policisë në banesën e tij u gjet një arsenal i vërtetë armësh: 102 fishekë luftarakë, një krehër pistolete, 4 fishekë armë gjahu, 14 kallëp lëndë plasëse Tritol, 2 çanta ushtarake me kundërgaz si dhe vegla për

Denoncimi për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Tiranë.

Pas kontrollit të policisë në banesën e tij u gjet një arsenal i vërtetë armësh: 102 fishekë luftarakë, një krehër pistolete, 4 fishekë armë gjahu, 14 kallëp lëndë plasëse Tritol, 2 çanta ushtarake me kundërgaz si dhe vegla për pastrim dhe vajisje armësh.

Pas kësaj i arrestuari ngarkohet me akuzat për vepra penale të ‘‘prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve’’ dhe ‘‘dhunë në familje’’.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar