Dhuna në Kuvend, Rama: Qeveria jo pengesë e Prokurorisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjen më të fundit atë të konfliktit ndërmjet dy deputetëve të PS-së, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët u shfaqën në video duke goditur me grushta deputetin e PD-së, Gent Strazimirin brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Në reagimin e tij Rama shprehet se e gjithë çeshtja do t’i

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjen më të fundit atë të konfliktit ndërmjet dy deputetëve të PS-së, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët u shfaqën në video duke goditur me grushta deputetin e PD-së, Gent Strazimirin brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në reagimin e tij Rama shprehet se e gjithë çeshtja do t’i lihet prokurorisë për të vendosur ajo mbi këtë ngjarje dhe se qeveria nuk do të ndërhyjë duke u hakmarrë siç ndodhte dikur. “Sidoqoftë ne, shumica qeverisëse, nuk i japim vetes të drejtën të ankohemi për prokurorinë dhe as na shkon mendja të hakërrehemi ndaj saj apo të përdorim policinë, siç kanë bërë paraardhësit tanë, për t’iu shmangur drejtësisë duke e penguar me përdhunë prokurorinë të bëjë detyrën.” Shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Rama vazhdon edhe më tej duke u shprehur se ky ndryshim i madh vjen pas 23 qershorit të kaluar, pra qasja e shumicës qeverisëse ndaj organit të akuzës, rastet kur ndodh që nën akuzë të vihen njerëz të kësaj shumice.

Në mesazh e tij Rama theksoi se prej një viti Prokurorisë I është hequr një pengesë e lartë: Qeveria

Postimi i plotë nga Kreu i qeverisë, Edi Rama

Prokuroria lajmëroi se do të çojë para gjyqit, mesa duket nën akuzën për goditje për shkak të detyrës, dy deputetë socialistë. Arsyeja: Grushtimi i një deputeti demokrat në një korridor të Kuvendit. Në historinë e një Kuvendi ku janë zbrazur deri edhe armë përveç sharjeve me libër shtëpie dhe dufeve me këmbë e me duar, apo ku kanë rënë përtokë disa dhëmbë të thyer brenda një raundi të vetëm, masa e lajmëruar nga prokuroria është e paparë. Ndërsa në historinë e një vendi ku goditja për shkak të detyrës ka çuar në vrasje me plumba në mes të bulevardit, në rrahje masive me pasojë jo thjesht skuqjen e pjesëve lakuriqe të kokës, po përgjakjen e shumë njerëzve, por ku s’është parë ende asnjë pasojë penale për përgjegjësit, hapi i hedhur nga prokuroria në drejtim të dy deputetëve të shumicës parlamentare ngjan në përpjestim goxha të zhdrejtë me vendnumëronë e organit të akuzës mbi një sërë çështjesh të mëdha penale. Sidoqoftë ne, shumica qeverisëse, nuk i japim vetes të drejtën të ankohemi për prokurorinë dhe as na shkon mendja të hakërrehemi ndaj saj apo të përdorim policinë, siç kanë bërë paraardhësit tanë, për t’iu shmangur drejtësisë duke e penguar me përdhunë prokurorinë të bëjë detyrën. I siguroj të gjithë se ky do të jetë qëndrimi ynë në çdo rast që organi i akuzës do të ngrejë pandehma të kompetencës së vet ligjore, ndaj kujtdo që përfaqëson koalicionin tonë në qeveri, parlament apo pushtetin vendor. Prokurorinë në këtë vend e kanë penguar prej shumë vitesh shumë gjëra, duke filluar nga mungesa e kurajos dhe integritetit të shumëkujt brenda saj. Por prej një viti i është hequr një pengesë e lartë: Qeveria!

Sepse ka ndodhur një ndryshim i madh në Shqipëri 23 qershorin e shkuar dhe edhe qasja e re e shumicës qeverisëse ndaj organit të akuzës – edhe kur ndodh që nën akuzë të vihen njerëz të kësaj shumice -, është një tjetër shembull kuptimplotë i këtij ndryshimi.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar