Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Dhuna ndaj grave: Më shumë fjalë në vend të kordeleve!

Dhuna ndaj grave: Më shumë fjalë në vend të kordeleve!

0 Komentet 🕔25.11.2013 - 23:16

 

Kordele të bardha si shenjë simbol për qindra gra të dhunuara-viktima të duarve që kanë lënduar, përcudnuar dhe vrarë. Në këtë 25 nentor,  Dita Ndërkombëtare e Dhunës ndaj Gruas, në vëndin tonë duket se akoma me heshtje mbështillet e sfumohet dhembja e protagonisteve të vërteta të kësaj dite-vuajtëseve të akteve të dhunshme. Një kordele e bardhë sot nuk do ta zbusë  dhimbjen, as do ta venisë damkën therëse në shpirtin e 15-vjecares nga Shkodra e cila  u mbajt e mbyllur për ditë me radhë duke u abuzuar nga shokët e saj. Në ndërgjegjen e saj do të luhet pafundësisht ai sonet i trishtë kujtimesh të atyre netëve, në jetën e saj në vazhdim mbase do të urrejë cdo mashkull tjetër qoftë edhe vëllai apo i afërmi, nëse një ditë do të bekohet me fëmijë në vështrimin e saj do të shkëndijë frika dhe tmerri se mos e bija do të ketë të njëjtin fat…

Sonete  të vrerosura po aq gurgulluese nga intensiteti i dhimbjes vuajnë edhe  shumë femra të tjera të cilat janë dhunuar e vazhdojnë të ndajnë të njëjtat ambjente me agresorët e tyre.

Ato janë nëna fëmijësh që i druhen divorceve pasi nuk e përballojnë të vetme barrën e familjeve, dhe për këtë detyrohen të jenë marioneta burrash të dhunshëm. Po aq sic janë edhe të tjera të cilat, jetojnë në mjedise familjare e sociale me dhunë të kamufluar verbale e psikologjike.

Nga viti në vit, numri i denoncimeve të dhunës ka ardhur progresivisht në rritje nga ku në moslejimin shekullor të të pathënave  fshihen brenga dhe drama rrënqethëse.

Të paktën një prej këtyre grave gjithsecili nga ne e njeh, ndeshet me të teksa zbret shkallët cdo ditë për në punë, ka dëgjuar rastësisht për ankesat e një tjetre në autobus,  apo teksa bënte pazarin. Në bisedë e sipër qoftë në palestër apo kafene ka dëgjuar edhe për një tjetër që I shtohet listës së gjatë pasi  dhunohet psikologjikisht nga bashkëpunëtoret e saj meshkuj-megjithëse kjo nuk merret në konsideratë aq dendur si më e ‘’sofistikuar’’që është. Fizike, verbale apo psikologjike, dhuna sidomos ajo ndaj femrave mbetet po aq e rrezikshme dhe dëmtuese pasi që cdo raport njerëzor që ‘’ushqehet’’ me dhunë të njëjtën pasojë do të shëmbëllejë më vonë tek brezi i ri.

Megjithë funksionimin e rreth 32 qendrave sociale kundër dhunës ndaj grave apo edhe të më shumë se 25 aktivistëve të cilët  prioritet të punës së tyre kanë mbrojtjen dhe sensibilizimin ndaj këtij fenomeni, shifrat e dhunës ndaj femrave vecse po rriten nga viti në vit.

Kështu vetëm për vitin 2013, deri më tani janë plot 400 gra që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës dhe kërkojnë urdhra mbrojtje nga burrat e tyre. Ndërkohë që nëse u referohemi statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të dhënat janë shumë të frikshme, dhe tregojnë se në familjen shqiptare gruaja nuk ka një vend të respektuar.

Në një vështrim krahasimor gjatë 5 viteve të fundit vetëm në vitin 2008, ka pasur 822 denoncime për dhunë në familje dhe për 377 prej tyre gjykata ka lëshuar një urdhër mbrojtje. Por vit pas viti numri i grave që u drejtohen autoriteteve të policisë për të denoncuar dhunën që ushtrohet mbi ta, brenda në familje, thuajse është trefishuar. Kështu në fund të vitit 2012, plot 2526 gra kanë denoncuar në polici dhunën që ushtrohet ndaj tyre, ndërsa gjykata ka lëshuar plot 1526 urdhra mbrojtje për ta.
Ndërkohë që shifrat duken shqetësuese edhe për vitin 2013. Gjykata ka lëshuar  më shumë se 400 urdhra mbrojtje, ndërsa ka pasur rreth 600 denoncime. Dramatike janë edhe shifrat sa i përket humbjes së jetës së grave nga dhuna që është ushtruar mbi ta, nga një pjesëtar i familjes, që thuajse në të gjitha rastet ka qenë bashkëshorti ose ish bashkëshorti.

Kështu viti 2012 është mbyllur me një bilanc prej 13 viktimash gra, nga dhuna në familje, ndërsa për vitin 2013, deri më tani janë shënuar 11 viktima femra nga dhuna në familje. Akoma edicionet informative  të paktën brenda një jave, është e pamundur të mos mbyllen pa një femër  protagoniste, të dhunuar, peng i fatit të saj dhe njerëzve që e rrethojnë.

Në indiferencën e përgjthshme sociale të ‘’njërit sy qorr e njërit vesh shurdh’’ më së shumti të bën përshtypje sidmos mosinteresimi që ekziston edhe brenda vetë gjinisë. Në një kohë që femrat për njëra-tjetrën duhet të demostrojnë më shumë mirëkuptim jo rrallë ndodh që aktet e dhunës paragjykohen duke e cilësuar femrën si  viktimë të merituar të dhunës. Sic duket, të udhëhequra nga parimi, se nëse nuk je ti viktima nuk je as pjesë e problemit , shumica e grave  nuk disponojnë një lloj sensibilizimi ndërgjinor. Përkrahja që viktimave u duhet dhënë nuk është vetëm kur ato dhunohen direkt por edhe kur pas një denoncimi kanë nevojë për mbështetje.

Nga ana tjetër, meshkujt,  janë  më së shpeshti në rolin e agresorëve. Dukshëm duhet të kalojnë edhe disa etapa që në kategori të caktuara të zbehen  mendësi të tilla si: Ai që të rreh, të do! Shumë prej tyre duhet të kuptojnë se rrethrrotullimet e suksesshme të raporteve njerëzore historikisht janë vajosur nga dozat ‘’magjike’’te komunikimit, dashurisë dhe respektit. Aktet e dhunës dhe brutalitetit nuk tregojnë gjë tjetër vecse dobësi dhe një lloj akumulimi të pakënaqësive ndaj vetes. Femrat e dhunuara janë nënat, motrat,  bashkëshortet, apo koleget me të cilat gjuha e dialogut qëllon të jetë shumë e përshtatshme se ajo e vringëllimave të dhunës.

Media nga ana e saj nëpërmjet instrumenteve të fuqishme të shpërndarjes së ideve e mesazheve, ka mundësitë më të mëdha për të ndryshuar mendësi e sensibilizuar kategori të caktuara sociale. Në vend të paraqitjes shabllone vetëm të lajmeve nga ku dominojnë viktimat dhe shenjat e dhunës megjithë makabritetet e tyre, thellimi në shkaqet dhe pasojat reale të këtij fenomeni, do të ishte më dobiprurës dhe edukativ.

Të reagosh kundër dhunës ndaj femrës përkthehet si një mbrojtje indirekte  që fillon me parandalimin dhe i zë rrugën përhapjes konkrete të dhunës.  Të heshtësh për fare apo të artikulosh me të bërtitura? Ska pse të jetë asnjëra nga këto forma që tradicionalisht ka ekzistuar ndër shqiptarët.

Nëse forca huazon dhunën, është fuqia e vërtetë ajo që huazohet nga dashuria!

Përgatiti për Objektiv.al:  Elta Liksenaj

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 25, 2018
Clear
28°/16°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 26, 2018
Clear
30°/16°
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Chance of a Thunderstorm
30°/17°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 25, 2018
Chance of a Thunderstorm
26°/15°
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 26, 2018
Chance of a Thunderstorm
26°/14°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Pjesërisht vranët
29°/14°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 25, 2018
Clear
27°/13°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 26, 2018
Clear
29°/13°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Clear
29°/13°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr