Dhuna ndaj grave fenomen shqetësues

Dhuna ndaj grave fenomen shqetësues

Shtetasi 34-vjeçar me iniciale E.R. nga Tirana është më i fundit që është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes. Policia thotë se arrestimi u krye pasi burri shkeli Urdhrin e Mbrojtjes që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte dhënë për bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit e kishte denoncuar të shoqin ne polici për kërcënim

Shtetasi 34-vjeçar me iniciale E.R. nga Tirana është më i fundit që është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes.

Policia thotë se arrestimi u krye pasi burri shkeli Urdhrin e Mbrojtjes që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte dhënë për bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit e kishte denoncuar të shoqin ne polici për kërcënim me jetë.

Ndërkohë që rastet e dhunës ndaj grave janë të shumta dhe fenomeni është kthyer tashmë në shqetësues. Përdorimi i alkoolit nga burrat, depresioni dhe xhelozia janë ndër shkaqet kryesore që jo rrallë herëe kanë çuar edhë në vrasje. Këtë e dëshmon edhe fakti se periudhat në të cilat ky fenomen rritet më së shumti janë pushimet e verës dhe festat e fundvitit

Për policinë, krimi në familje është ndër më të vështirët për t’u parandaluar, por pozitiv është fakti që gratë kanë nisur të ndërgjegjësohen dhe të denoncojnë rastet e dhunës. Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij vitit ka patur 1203 denoncime në polici, domethënë shtatë raste të dhunës ndaj gruas në ditë.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar