Dështon operacioni për kapjen e dy të arratisurve nga Greqia

0

Operacioni i ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës për kapjen e dy të arratisurve nga një burg i Greqisë ka dështuar, për shkak se të kërkuarit mundën të arratiseshin.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur  se  në orët e para të mëngjesit, në afërsi të zonës së Kasharit, shërbimet e policisë u vunë  në ndjekje të dy të burgosurve të arratisur nga vendi i vuajtjes së dënimit në Greqi. Edhe pas përpjekjeve të policisë për t’i kapur ata kanë mundur të largohen.

Sipas policisë,  nga të dhënat e para rezulton që të arratisurit mund të jenë fshehur në zonat përreth. Policia deklaron se për të gjithë personat që kanë informacion mbi këta shtetas mund të telefonojnë në numrin telefonit 069 41 02 392.

Për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e të dënuarve, Policia ofron shpërblimin prej 10 mijë euro në çdo rast duke ruajtur anonimatin.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here