Dëshmon gardisti që gjeti tritolin pranë Kryeministrisë

0

Zbulimi i eksplozivit të vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës një ditë më parë pranë Kryeministrisë është bërë nëpërmjet pasqyrës.

Efektivi i Gardës së Republikës, Dritan Doko, në dëshminë e tij dhënë për prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka sqaruar se menjëherë pasi janë larguar dy personat që zbritën nga automjeti, ka vepruar sipas rregullores.

“Kam shkuar jo shumë larg dhe kam marrë pasqyrën, me të cilën kryejmë kontrollin e automjeteve që hyjnë në kryeministri. Një procedurë e tillë, kryhet nga Garda e Republikës për të gjitha mjetet private të punonjësve. Fillova ta kontrolloj në pjesën e poshtme automjetin dhe pasi kam përfunduar nga ana e djathtë, dola në krahun tjetër. Nga pasqyra kam parë, një send jo të zakonshëm që ishte vendosur poshtë automjetit. Jam ulur poshtë në gjunjë dhe kam parë se bëhej fjalë për një material me ngjyrë kafe, dhe ngjitur me të ndodhej dhe një aparat telefoni. Menjëherë kam menduar se bëhej fjalë për eksploziv dhe kam njoftuar qendrën operative të Gardës së Republikës dhe më pas policinë. Theksoj se automjeti kishte vetëm pak minuta që ishte parkuar në brendësi të territorit të Kryeministrisë, ku unë isha përqendruar me shërbim. Gjatë kësaj kohe, por edhe para se automjeti të parkohej në Kryeministri, nuk kam parë asnjë person të dyshimtë në zonë”, është shprehur Doko.

Në makinën e prefektit u gjetën 200 gram eksploziv C4 e lidhur me dy detonatorë dhe një celular.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here