Dëshmitarët e EULEX të pasigurtë

Dëshmitarët e EULEX të pasigurtë

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) e ka të pamundur që të mbajë larg rrezikur që i kanoset dëshmitarëve të krimeve të rënda që merr në mbrojtje. Rasti i fundit që jep dëshmi për këtë është shpërthimi që ndodhi nga një granatahedhëse në shtëpinë e dëshmitarit kryesor në proceset e njohura gjyqësore si “Bllaca

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) e ka të pamundur që të mbajë larg rrezikur që i kanoset dëshmitarëve të krimeve të rënda që merr në mbrojtje.

Rasti i fundit që jep dëshmi për këtë është shpërthimi që ndodhi nga një granatahedhëse në shtëpinë e dëshmitarit kryesor në proceset e njohura gjyqësore si “Bllaca 1 dhe 2”.

Ngjarja e ndodhur ditë më parë në shtëpinë e njërit prej dëshmitarëve të proceseve të njohura gjygjsore si “Bllaca 1 dhe 2”.

Nazim Bllacës dyshohet se është sulmuar nga të inplikuarit duke in hedhur një granatë çatinë e shtëpisë ku jeton me familje në fshatin Ribar të Lypjanit.

Kjo ndodhi pavarësisht faktit se Bllaca që nga 31 nëntori i 2009-ës është nën mbrojtjen fizike policore të EULEX-it.

Bllacës i ishte premtuar nga EULEX siguri maksimale deri në 500 metra largësi nga shtëpia e tij. Por, nga ngjarje e fundit kjo mbrojtje nuk ka mundur të realizohet plotësisht.

Pyetja që lind menjëherë është se ku ishin policët e EULEX-it në orën 23:00 kur në shtëpinë e Bllacës ndodhi shpërthimi?

Kjo pyetje ende nuk ka marrë një përgjigje të saktë pasi edhe vetë vetë zyrtarët e misionit evropian nuk e kanë një të tillë.  “Unë nuk mund të them asgjë tjetër për momentin, wshtw shprehur Zëdhënësje e EULEX-it.

Gjithashtu, Zëdhënëse e EULEX nuk ka dhënë as edhe një detaj tjerët lidhur me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e Nazim Bllacës, por që ata janë në dijeni të këtij incidenti.

“Krejt çka mund të them për momentin është se ne jemi në dijeni të incidentit. Meqë Policia e Kosovës është duke kryer hetimet, atëherë ju duhet të referoheni atyre për hollësi të mëtejshme”, shton më tej Gudeljevic.

Policia e Kosovës refuzon të prononcohet për shtypin kur vjen fjala për oficerë të EULEX’-it.

Baki Kelani, zëdhënësi i PK-së, tha se mbrojtjen e Bllacës e ka përsipër EULEX dhe se PK është vetëm duke bërë hetimet lidhur me rastin e shpërthimit.

“Policia e Kosovës është duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast nën autorizimin e prokurorit përkatës”, tha Kelani.

Por, kjo nuk është hera e parë për EULEX që  dështon në mbrojtjen maksimale një personi kyç e shumë të rëndësishëm në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me krime të rënda, dhe që e implikon dëshmitarin në mënyrë të menjëhershe në ngjarje dhe e bën atë shenjestër të kriminelave.

Agim Zogaj  dëshmirati kryesor në në rastin “Kleçka”, është dërguar në Gjermani në emër të mbrojtjes së tij. Por, atje Zogaj më 28 shtator të 2011-së, kishte gjetur vdekjen, si pasojë e varjes me litarë në një pyll e të cilën thuhet se ia shkaktoi vetës.

 

Pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme një nga zëdhënësit e këtij misoni u shpreh: “Siç e dini, personi ishte dëshmitar në një rast në Kosovë. Mbrojtja e dëshmitarëve dhe siguria e tyre janë çështje tejet të ndjeshme, për atë ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë informata që lidhen me detajet e operacioneve. Shpresojmë që kjo të respektohet nga të gjithë”, Derisa prokuror të huaj kishin deklaruar për disa media kosovare se Zogaj nuk kishte mbrojtje 24 orësh ndonëse ishte në listën e dëshmitarëve mbrojtës edhe në gjermani dhe rrezikohej çdo ditë për shkak të dëshmisë që kishte dhënë në prokurorinë e EULEX-it.

Nazim Bllaca konsiderohet dëshmitarë tepër i rëndësishëm po aq sa i ndjeri Agim Zogaj. Kjo për shkak të rëndësisë që ka ka ky procec gjygjësor, në të cilin dyshohet edhe deputeti Azem Syla. Policia e EULEX-it vazhdon të mbrojë Bllacën në shtëpinë e tij në Ribar të Madh të Lypjanit për shkak të rrezikut që i kanoset nga dhënia e dëshmisë së tij.

Në një prononcim për mediann Bllaca u shpreh i gatshëm të vazhdojë procesisin që ka nisur. Dëshmitë e Bllacës konsiderohen të besueshme nga organet e drejtësisë me të cilën kanë përfunduar dy procese gjyqësore.

Ndërkohë pritet të vazhdojë procesi i treti në të cilën akuzohet vetë Nazim Bllaca për shkak se në 2009-në pati deklaruar edhe publikisht se si anëtar i SHIK-ut së bashku me disa emra të tjerë, ka vrarë Ibush Kllokoqin si dhe ka tentuar të vras Adem Salihajn, ish kryetarin e Ferizajt dhe një person tjetër me emrin Ismet Arifi.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar