Dëshmia e Ilir Xhakjas: Policët më provokuan

Dëshmia e Ilir Xhakjas: Policët më provokuan

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën gjygjsore ndaj Ilir Xhakjes, të akuzuar për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Gjatë seancës i akuzuari ka pohuar se është provokuar dhe ofenduar nga efektivat e policisë,  të cilët, sipas tij, kishin konsumuar edhe alkool. “Policët qëlluan të parët. Ndihesha i kërcënuar prandaj reagova”, është

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën gjygjsore ndaj Ilir Xhakjes, të akuzuar për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Gjatë seancës i akuzuari ka pohuar se është provokuar dhe ofenduar nga efektivat e policisë,  të cilët, sipas tij, kishin konsumuar edhe alkool.

“Policët qëlluan të parët. Ndihesha i kërcënuar prandaj reagova”, është shprehur Xhakja.

Gjithashtu ai ka kërkuar ballafaqimin me dy policët të cilët shoqëronin kryekomisarin.

Pas kërkesës së të pandehurit gjykata vendosi, që seancën e radhës ta zhvillojë më 13 maj.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar