Deputeti i PS-së kujton tragjedinë e Himarës, mes viktimave ishte edhe motra e tij

0
memorial

22 nëntori i vitit 1989 është ngulitur tragjikisht në memorien e shqiptarëve. Kjo datë përkon me aksidentin në të cilin humbën jetën 23 persona në Himarë. Viktimat ishin studentë, pedagogë, pilotë, mjekë, infermierë, mekanikë dhe shoferë.

30 vite mbas aksidentit, deputeti Alket Hyseni ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për motrën e tij, Elidën e cila humbi jetën në aksident.

“Do shihemi një ditë patjetër e s’do ndahemi më kurrë, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar”, shkruan deputeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here