Deputeti i PD denoncon kushtet tmerruese të Urgjencës së Tiranës

0

Gjithmonë në media shikojmë lajme nga ato më të hidhurat , në lidhje me vendin tonë , kushtet ku  të gjithë ne shqiptarët jetojmë.

Deputeti i partisë demokratike Bardh Spahia ka postuar një postim në rrjetin e Facebook , ku tregon qartë realitetin e Urgjencës së Tiranës. Teksa kishte qenë vetë për një vizitë në ambientet e tij, kishte prekur nga afër kushtet e ofruara për pacientët .

“Si mjek, c’ka pashë tek Urgjenca e Tiranës sonte, falas ishin vetem pleshtat e dyshekëve! Deri kur ,kryeministër e zonja ministre do luani mizorisht me shëndetin e njerëzve? Si dreqin mendoni se mund të fshihet ky realitet i dhimbshem?”, shkruan Spahia.

Gjithashtu zoti Spahia, deputet i partisë demokratike në postimin e tij shkruan:

“URGJENCA E TIRANËS, ATY KU BASHKËJETOHET ME PLESHTAT!”

Urgjenca e Tiranës nuk ka as ngrohje dhe për më tepër dyshek, i cili është pika e parë  ku i sëmuri mbështetet ishte me pleshta dhe nuk ka as barna për ndihmën e shpejtë. Çfarë mund të jetë më tragjike se kaq? Por nuk mbaron me kaq. Lista e të punësuarve në Urgjencën e Tiranës ishte e gjatë, por mjekë prezent ka shumë pak. Punonjës që ndonëse kanë lidhje me partinë dhe janë të regjistruar vetëm për pagesën e ofruar apo ata të cilët nuk janë prezent rregullisht në ndihmë të atyre në nevojë. Kjo vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës nga ministrja e shëndetësisë. Të vetmit mjekë  të pranishëm ishin ata që e kryejnë detyrën e tyre me dinjitet dhe në ato kushte të mjerueshme bëjnë gjithçka ç’ është e mundur për pacientët e tyre, duke luftuar kështu atë sistem me të cilin  askush nuk do të dëshironte të përballej.

Në një dalje publike të kryeminstrit tonë Edi Rama dhe ministres së shëndetësisë duke paraqitur  kushtet e reja për ambulancat e reja të cilat do t’iu vinin në ndihmë banorëve të qytetit. Në urgjencë vijojnë të jenë prezent autoambulancat e vjetra e nuk kanë as pajisjet kryesore të cilat janë të domosdoshme për ndihmën e shpejtë.

Edhe sa mund të durojë të zgjasë kjo mizori, ku taksat e gjithësecilit futen në xhepin e parlamentarëve tanë, e ne te jetojmë në mjerim? Po ta shikonte bota do të tallej me ne, një shtet me vendndodhje në Europë ku të gjithë shtetatsit duan të largohen nga “të pamundurit e funksionimit të çdo gjëje “ në vendin tonë.

 

G.K urgjenca-e-tiranes-ok

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here