Deputeti i partisë demokratike nuk pranon mandatin

0

Ditën e sotmë gjatë mbledhjes së Kuvendit të ri, deputetët e zgjedhur bënë betimin si ligjvënës të legjislaturës së 8-të të Kuvendit të Shqipërisë. Në fillim të kësaj seance KVM paraqiti raportin për vlefshmërinë e mandateve.

Nga 140 deputetë, vetëm deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhes, Vasil Bicaj, nuk pranoi të bënte betimin. Pritet që kryetari i Kuvendit të vendosë në lidhje me kë këtë rast.

Duke u bazuar në rregulloren  dhe Kodin Zgjedhor, mandati i Bicajt i kalon automatikisht deputetit pasues në listën e PD-së në Lezhë, Mëhill Fufi.

Pasi deputeti Armando Subashi lexoi raportin, drejtuesi i seancës Namik Dokle lexoi formulën e betimit: “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem  Kushtetutës  dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë ë Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë  e shtetasve dhe do të  punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqënien e popullit tim”.

/Jonida Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here