Deputetët nuk mund të regjistrohen si AAK – LDK – NISMA

Deputetët në Kosovë mund të deklarojnë vetëm përkatësinë partiake dhe jo koalicionin sipas dëshirës. Kjo do të thotë që opozitarët nuk mund të regjistrohen si AAK-LDK dhe NISMA, duke rrezikuar të mos e formojnë grupin parlamentar. “Nuk mund të regjistrohen si bllok opozitar apo grup parlamentar sipas dëshirës. Madje, nëse i referohemi praktikave të kaluara

Deputetët në Kosovë mund të deklarojnë vetëm përkatësinë partiake dhe jo koalicionin sipas dëshirës. Kjo do të thotë që opozitarët nuk mund të regjistrohen si AAK-LDK dhe NISMA, duke rrezikuar të mos e formojnë grupin parlamentar.

“Nuk mund të regjistrohen si bllok opozitar apo grup parlamentar sipas dëshirës. Madje, nëse i referohemi praktikave të kaluara edhe deputetët e PD-së që kanë qenë pjesë e koalicionit Aleanca për Kosovën e Re në zgjedhjet e vitit 2010 janë regjistruar te përkatësia partiake si deputet të PD-së dhe jo si të koalicionit. Interpretimet e tyre janë sipas interesave partiake, por rregullorja dhe praktika parlamentare nuk i lejon”, thotë njëzyrtar i Kuvendit.

Kjo do të thotë që përderisa nuk deklarohet grupi parlamentar, ai formësohet bazuar në regjistrimet parazgjedhore të subjekteve politike. Në të kundërt duhet të mendohet një formulë e re se si do të përcaktohen grupet në Kuvend.

Zbulimi i këtij fakti të ri krijon dyshime mbi mënyrën se si do të veprohet në përcaktimin e shumicës në Parlament. Më poshtë po japim edhe foton e një formulari të plotësuar.

partiaaaaaaaaaaaaaa

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar