Dënohet çifti amerikan që vrau fëmijën e birësuar

Dënohet çifti amerikan që vrau fëmijën e birësuar

SHBA-Një çift amerikanësh u shpallën fajtorë për vrasjen e vajzës së tyre të birësuar nga Etiopia. Larry dhe Carri Ëilliams, nga shteti i Uashingtoni,keqtrajtuan dhe rrahën vazhdimisht të bijën Hana, deri kur ajo ndërroi jetë në oborrin e shtëpisë në maj 2011. Edhe fëmijën e dytë të birësuar, të cilin gjithashtu e kishin birësuar nga

SHBA-Një çift amerikanësh u shpallën fajtorë për vrasjen e vajzës së tyre të birësuar nga Etiopia.

Larry dhe Carri Ëilliams, nga shteti i Uashingtoni,keqtrajtuan dhe rrahën vazhdimisht të bijën Hana, deri kur ajo ndërroi jetë në oborrin e shtëpisë në maj 2011.

Edhe fëmijën e dytë të birësuar, të cilin gjithashtu e kishin birësuar nga Etiopia e kanë trajtuar me po atë ftohtësi.

Avokati mbrojtës tentoi të bindte jurinë se të pandehurit ishin prindër të këqinj, por jo kriminelë.

Mësohet se gjatë gjyqit qe u zhvillua , secili prej partnerëve u përpoq të fajësonte tjetrin për vrasjen.

Zoti dhe zonja Ëilliams pritet të dënohen secili me burgim të përjetshëm, kur gjykata të marrë një vendim më vonë gjatë muajit.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar