Dënim maksimal mjekes kineze që vodhi fëmijë në maternitet

0

Një mjeke në Kinë do të dënohet me vdekje për shkak se ka vjedhur foshnje nga spitali ku ka punuar me qëllim trafikimin.

Gjykata në provincën e Shaanksi të Kinës shprehet në vendim se Zhang Shuxia u ka thënë prindërve se të porsalindurit e tyre kanë probleme gjenetike të lindura, dhe për t’i bindur ata që të heqin dorë nga fëmija dhe ajo ti dërgonte në duart e trafikantëve.

Dënimi i kushtëzuar me vdekje në Kinë, pas dy vjetësh, do të shndërrohet në dënim të përjetshëm me burgim.

Trafikimi i fëmijëve është një nga problemet më të medha në Kinë, i drejtuar nga preferenca tradicionale për djemtë.

 

/Laogert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here