Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Demokratët largojnë përfaqësuesin e LSI-së në KQZ

Demokratët largojnë përfaqësuesin e LSI-së në KQZ

0 Komentet 🕔11.04.2013 - 12:18

Komisioni parlamentar i Ligjeve shkarkoi nga detyra anëtarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, Ilirian Muho.

Shkarkimi i tij nga detyra erdhi pas kërkeses së deputetëve të Partisë Demokratike, pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës.

Përfaqësuesi i LSI-së në Komisionin e Ligjeve, Nasip Naço, tha se kërkesa e demokratëve është e paligjshme. Ndërkohë, edhe kreu kësaj partie, Ilir Meta, u shpreh se ky vendim u mor dje në mënyrë të njëanshme vetëm me votat e mazhorancës.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike propozon që Muho të zëvendësohet me njërin prej dy kandidatëve të paraqitur nga Partia Republikane.

Kuvendi i Shqiperise pritet të votojë në seancën e sotme plenare këtë kërkesë të PD-së për lirimin nga detyra të përfaqësuesit të LSI-së në KQZ, Ilirian Muho.

Kërkesa në komisionin e Ligjeve u miratua vetëm me votat e deputetëve demokratë. Përfaqësuesit e opozitës në këtë komision e quajtën votimin cenim të hapur të standardeve të zgjedhjeve.

Ndërkaq, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth ka deklaruar se do të kërkojë sqarime për vendimin e Komisonit të Ligjeve. /Adisa Sida/

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr