Demaçi: Mos e çoni vendin në zgjedhje të reja

Adem Demaçi, politikani dhe aktivisti i kauzës kombëtare, i bën thirrje opozitës të mos e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ajo ose duhet ta lërë Thaçin të formojë qeverinë e re, ose ta rrëzojë atë që në seancën e parë. Sipas Demaçit, e drejta për të formuar qeverinë e re i takon Hashim Thaçit,

Adem Demaçi, politikani dhe aktivisti i kauzës kombëtare, i bën thirrje opozitës të mos e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ajo ose duhet ta lërë Thaçin të formojë qeverinë e re, ose ta rrëzojë atë që në seancën e parë.

Sipas Demaçit, e drejta për të formuar qeverinë e re i takon Hashim Thaçit, sepse ai fitoi shumicën e votave në 8 qershor.

“Opozita le ta lenë Thaçin ta themelojë qeverinë dhe liderët tanë të mos e lodhin popullin në këtë zhegë me zgjedhje. T’i respektojnë rregullat dhe të lënë atë që fitoi ta themelojë qeverinë,” tha Demmaçi gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Demaçi shtoi, se nëse partitë opozitare mendojnë se kanë shumicën, ato duhet ta rrëzojnë Thaçin që në seancën e parë dhe të mos e çojnë Kosovën në zgjedhje të reja.

“Nëse kjo aleancë e këtyre tre liderëve të partive Isës, Ramushit dhe Limajt mendojnë se kanë shumicën e popullatës dhe nëse nuk ju duket atyre dhe nëse ju merr mendja se kanë shumicën e votave, në parlamentin e ardhshëm, le ta rrëzojnë Thaçin që në seancën e parë të parlamentit”, u shpreh Demaçi.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar