Delvinë, dhëndri vret vjehrrin dhe plagos vjehrrën

Delvinë, dhëndri vret vjehrrin dhe plagos vjehrrën

Krimi në familje po kthehet në virus për familjet shqiptare. Pas 3 grave që u masakruan nga bashkëshortët e tyre për vdekje, pasditen e djeshme në Delvinë, në fshatin Kaharaxh,  dhëndri ka vrarë vjehrrin duke e goditur me levë dhe ka plagosur vjehrrën. Shkak për konfliktin e kryer ka qënë pronësia e truallit. Viktima Jani

Krimi në familje po kthehet në virus për familjet shqiptare. Pas 3 grave që u masakruan nga bashkëshortët e tyre për vdekje, pasditen e djeshme në Delvinë, në fshatin Kaharaxh,  dhëndri ka vrarë vjehrrin duke e goditur me levë dhe ka plagosur vjehrrën.

Shkak për konfliktin e kryer ka qënë pronësia e truallit. Viktima Jani Koka, 91 vjeç, banues në fshatin Kaharaxh, është qëlluar me një levë hekuri, nga i dyshuari Kristo Gjini 65 vjeç, banues po në këtë fshat, me të cilin kishin  dhe marrëdhënie familiare.

Gjithashtu e dëmtuar ka mbetur edhe vjehrra Lefterie Koka, 90 vjeç, e cila është përpjekur të mbronte burrin e saj. E dëmtuara është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia  po vazhdon me hetimin e mëtejshëm të ngjarjes së rëndë ndërkaq që pista e deritanishme është motivi I pronësisë.

 

/ Klajdi Lleshi /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar