Deklarata e Prokurorisë mbi lobimin në SHBA, PD: E gatuar politikisht

0

Pas deklaratës së prokurorisë së Tiranës e cila zbulon dy letër porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia të cilat vërtetojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimive të fushatës për partinë  vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumën prej 650 mijë dollarësh, vjen reagimi i Partis Demokratike e cila e ka cilësuar si të paligjshme, të gënjeshtërt, të paprecedentë, dhe të gatuar politikisht deklaratën e Prokurorisë lidhur me lobimin në SHBA.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht. Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017. Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

Kujtojmë  që organi i akuzës tha se: “kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë”.

XH.ZOGU

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here