Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Deklarata e Erdoganit, shkak për anulimin e samitit me Serbinë

Deklarata e Erdoganit, shkak për anulimin e samitit me Serbinë

0 Komentet 🕔13.12.2013 - 12:06

 

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, anulon samitin trepalësh të Serbisë, Turqisë dhe Bosnjës, i cili duhet të mbahej këtë muaj në Beograd. Lajmi është bërë i ditur nga  e përditshmja serbe “Danas”.

Sipas burimit të njëjtë, Nikoliq ka qëndruar pas deklaratës së tij se do të anulojë pjesëmarrjen në nismën trepalëshe, nëse kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk kërkon falje për deklaratën: “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.

Pavarësisht anulimit të samitit, burime diplomatike kanë thënë për mediat turke se mekanizmi trepalësh është në fuqi dhe funksionon.

Më herët, Erdogan pati deklaruar  se nuk mund të durojnë më që në rajonin e Ballkanit të derdhen lot, por duan që të ketë paqe, solidaritet mes popujve. Ai ka thënë se “duan që rajonin e Ballkanit ta shohin të gjithë si një rajon të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë”.

“Ne duam që në këtë rajon të zotëroj, paqja, mirësia, solidariteti. Ne duam që të kemi diversitete dhe ato të konsiderohen si kulturë. E kaluara do të mbetet mbrapa”, ka thënë Erdogan.

/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr