Debate për projektbuxhetin Paloka: Keni shkelur afatet

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se projektbuxheti vjen në Konferencën e Kryetarëve sot me shkelje totale të ligjit, pasi sipas tij duhej të ishte dorëzuar me kohë.

“Sipas nenit 79 për të përcaktuar kalendarin për projektbuxhetin duhet që kryetari i komisionit për ekonominë  së bashku me relatorin, t’i paraqesin kryetarit të Kuvendit projekt kalendarin” tha Paloka.

Ndërkohë që kërkoi edhe zbatimin e ligjit dhe të procedurave që parashikon ligji. “Cdo gje behet qe ti mbahet e fshehte shqiptareve se cfare do te ndodhe me kete buxhet, cfare do te ndodhe me ta, taksat dhe parate e tyre’- theksoi Paloka.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here