David Luiz: Duam të përballemi me Spanjën

David Luiz: Duam të përballemi me Spanjën

Qendërmbrojtësi i Brazilit, David Luiz, shpreh dëshirën e tij dhe të shokëve të skuadrës për t’u përballur me Spanjën kampione bote dhe Evrope në Kupën e Konfederatave. Te dy ekipet u janë gëzuar fitoreve në turne të ndryshme. Kanë kaluar plot 14 vjet nga takimi i fundit midis dy skuadrave dhe 26 –vjeçari Luiz beson

Qendërmbrojtësi i Brazilit, David Luiz, shpreh dëshirën e tij dhe të shokëve të skuadrës për t’u përballur me Spanjën kampione bote dhe Evrope në Kupën e Konfederatave.

Te dy ekipet u janë gëzuar fitoreve në turne të ndryshme. Kanë kaluar plot 14 vjet nga takimi i fundit midis dy skuadrave dhe 26 –vjeçari Luiz beson se turneu do të jetë një mundësi e mirë për t’u përballur në gjysmëfinale ose në finalen e Kupës së Konfederatave.

“Mendoj se të gjithë duam që të luajmë kundër Spanjës, sidomos unë dua shumë që të jem kundër tyre këtu në Brazil. Spanjollët kanë një skuadër të mirë për momentin. Ata janë të pjekur profesionalisht dhe luajnë një futboll të mirë. Kanë individë shumë cilësorë dhe realisht janë  shumë të mirë”, theksoi David Luiz në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, qendërmbrojtësi i Çelsit është duke u stërvitur për ndeshjen e ardhshme Brazil-Meksikë dhe po përgatitet për një 90 minutësh të vështirë të mërkurën kundër futbollistëve të Hoze Manuel della Torrës.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar