DASH: Kosova burim trafikimi dhe shfrytëzimi

DASH:  Kosova burim trafikimi dhe shfrytëzimi

Raporti më i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit  e ka vlerësuar Kosovën si burim dhe destinacion për gra dhe fëmijë që janë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme. Sipas raportit të DASH, shumica e femrave të trafikuara vijnë nga Moldavia, Slovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia dhe detyrohen për prostitucion në Kosovë ndërsa

Raporti më i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit  e ka vlerësuar Kosovën si burim dhe destinacion për gra dhe fëmijë që janë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme.

Sipas raportit të DASH, shumica e femrave të trafikuara vijnë nga Moldavia, Slovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia dhe detyrohen për prostitucion në Kosovë ndërsa fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje detyrohen të bëhen lypës me forcë. Raporti i DASH gjithashtu nënvizon se trafikantët i detyrojnë femrat e Kosovës që të ushtrojnë prostitucion dhe punë të detyrueshme nëpër gjithë Evropën.

Nga ana  tjetër Departamenti amerikan i Shtetit lavdëron miratimin e Kodit të ri Penal që ka rritur edhe ndëshkimet për trafikantët.

Në  rekomandimet  për Kosovën, në raport thuhet që vendi duhet të forcoje përpjekjet për të ndjekur, e dënuar trafikantët që detyrojnë njerëzit në prostitucion dhe punë të detyrueshme, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët që janë pjesëmarrës në këto krime .

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar