DASH dënon sulmin në veri të Kosovës

DASH dënon sulmin në veri të Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi sulmin kundër misionit të EULEX-it në veri të Kosovës, nga ku gjeti vdekjen një shtetas lituanez, anëtar i misionit. Në një deklaratë për shtyp, Departamenti i Shtetit shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe kolegun e tij të plagosur. “Nuk ka vend për dhunë, kërcënime dhe frikësime në Kosovën e

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi sulmin kundër misionit të EULEX-it në veri të Kosovës, nga ku gjeti vdekjen një shtetas lituanez, anëtar i misionit.

Në një deklaratë për shtyp, Departamenti i Shtetit shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe kolegun e tij të plagosur. “Nuk ka vend për dhunë, kërcënime dhe frikësime në Kosovën e sotme,” thuhet në deklaratë.  “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive për të zhvilluar hetimet dhe për të sjellë personat përgjegjës para drejtësisë”.

Më tej në deklaratë theksohet se Shtetet e Bashkuara bashkojnë zërin me thirrjet e Përfaqësueses së Lartë Ashton për të dyfishuar përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe normalizimin e marrëdhënieve për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të mbarë rajonit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar