“Darka e gabuar” tani dhe në rumanisht

“Darka e gabuar” është një tjetër roman i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, që përkthehet në rumanisht. Ky roman është përkthyer nga Marius Dobresku dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Humanitas”, në të cilën është botuar pjesa më e madhe e veprës së Kadaresë. Dobresku ka përkthyer plot 23 romane e e novela të Kadaresë. Në

“Darka e gabuar” është një tjetër roman i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, që përkthehet në rumanisht.

Ky roman është përkthyer nga Marius Dobresku dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Humanitas”, në të cilën është botuar pjesa më e madhe e veprës së Kadaresë. Dobresku ka përkthyer plot 23 romane e e novela të Kadaresë.

Në një koment të tij Marius Dobresku shprehet se Kadare nuk është një shkrimtar që përtypet lehtë, i thjeshtë e që botohet me tirazhe të mëdha. “Vepra e tij është e rëndë, hera-herës e errët, që të vë në mendime dhe të bën të meditosh mbi historinë dhe pasojat e saj shkatërruese ndaj individit. Për rrjedhojë, lexuesit e veprës së Kadaresë janë përgjithësisht njerëz të kultivuar, që mund të bëjnë vlerësime, pra është një kategori njerëzish, jo shumë e madhe në numër, por tepër e rëndësishme për çdo shoqëri”, ka thënë Dobresku.

Nga ana tjetër Luan Topçiu shprehet se romani “Darka e gabuar” në rumanisht ka hyrë tashmë në tregun e librit dhe premton të jetë një sukses editorial. . “Është, sigurisht, një rast fatlum kur tek një përkthyes i huaj i letërsisë shqipe bashkohen njohja e hollë e gjuhës shqipe, transportimi mjeshtëror në gjuhën mëmë, rumanishten, me pasionin dhe dashurinë ndaj kulturës shqiptare e shqiptarëve si popull, çelësa që garantojnë suksesin tek publiku i huaj dhe jetëgjatësinë e veprës”, shprehet Topçiu.

Pas Shqipërisë dhe Francës, Rumania është një tjetër vend ku vepra e shkrimtarit të shquar shqiptar botohet e plotë.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar