Dalin detaje të reja për pengmarrjen e maqedonasit në Tiranë

0

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme dalin detaje të reja nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas me inicialet  D.V.

Mësohet se policia ka arrestuar dy shtetasit me iniciale A.Xh.,41 vjeç dhe S.M. 42 vjeç për rrëmbimin e shtetasit maqedonas në këmbimin e 250 mijë eurove. Ndërsa shtetasi S.E. 50 vjeç u procedua për moskallëzim krimi.

Por detaje të reja dalin gjatë marrjes në pyetje të autorëve të krimit. Të arrestuarit hodhën poshtë të gjitha akuzat e bëra ndaj tyre, duke pretenduar se ata nuk po i kërkonin para në këmbim por thjesht i kishin bërë presion shtetasit maqedonas për kthimin e një borxhi të hershëm.

Arbër Tushe


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here