“Dajti”, KLD reagon për zgjatjen e seancave gjyqsore

“Dajti”, KLD reagon për zgjatjen e seancave gjyqsore

Seancat gjyqsore ndaj Dritan Dajtit të zgjatura pafund sollën reagimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë prononcimit të tij, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, tha se gjyqtarët duhet të sensibilizohen që procesi të mos dështojë. “Do të merren masa ndaj avokatëve që çojnë në dështimin e proceseve. Masat në raste të konstatimit të zvarritjes

Seancat gjyqsore ndaj Dritan Dajtit të zgjatura pafund sollën reagimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjatë prononcimit të tij, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, tha se gjyqtarët duhet të sensibilizohen që procesi të mos dështojë. “Do të merren masa ndaj avokatëve që çojnë në dështimin e proceseve. Masat në raste të konstatimit të zvarritjes së procesit do të zbatohen në ligj ndaj të gjithë aktorëve në këtë proces”, tha z. Çefa.

Ai theksoi se gjykata duhet t’i japë zgjidhje çështjes pasi është një situatë e zgjatur prej kohësh. Një ditë më parë është tentuar të zhvillohet seancë gjyqsore ndaj Dajtit, e cila dështoi për të disatën herë. Vetë Dajti akuzoi trupin gjyqsor për zvarritjen e procesit.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar