Dajti braktis gjygjin, akuzon gjykatën se po zvarrit procesin

Dajti braktis gjygjin, akuzon gjykatën se po zvarrit procesin

Dritan Dajti braktis sërish seancën gjygjsore të zhvilluar ditën e sotme duke e zvarritur pafund procesin ndaj tij. Dajti ka reaguar duke akuzuar trupin gjykues se po e zvarrit procesin gjygjsor ndaj tij. “Gjyqi ndaj meje ka një vit që zvarritet nga gjykata. Ju në fund të muajit merrni rrogat ndërsa mua më mohoen të

Dritan Dajti braktis sërish seancën gjygjsore të zhvilluar ditën e sotme duke e zvarritur pafund procesin ndaj tij.

Dajti ka reaguar duke akuzuar trupin gjykues se po e zvarrit procesin gjygjsor ndaj tij.

“Gjyqi ndaj meje ka një vit që zvarritet nga gjykata. Ju në fund të muajit merrni rrogat ndërsa mua më mohoen të drejtat”, i është drejtuar Dajti trupit gjykues dhe më pas është larguar nga salla.

Gjykata ka caktuar dy avokatë përkatësisht Perlat Koçillari dhe Pjetër Dedën, të cilët do të mbrojnë në seancën e ardhshme Dritan Dajtin.

Rasti i Dritan Dajtit është shtyrë për më shumë se një vit, ku disa gjygjtarë kanë refuzuar mbrojtjen e të akuzuarit dhe të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten në proçes.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve në Durrës, ngjarje që do të sillte arrestimin e të akuzuarit më 7 gusht 2009.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar