Daçiç: Serbët të dalin në zgjedhje me një listë të përbashkët

Daçiç: Serbët të dalin në zgjedhje me një listë të përbashkët

Ivica Daçiç, kryeministri i Serbisë, ka deklaruar sot  se në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, më 3 Nëntor, serbët duhet të marrin pjesë me “një listë të përbashkët”, e jo të paraqiten me më shumë parti. Sipas Daçiç këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi,  do jenë ato që do të vendosin se kush

Ivica Daçiç, kryeministri i Serbisë, ka deklaruar sot  se në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, më 3 Nëntor, serbët duhet të marrin pjesë me “një listë të përbashkët”, e jo të paraqiten me më shumë parti.

Sipas Daçiç këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi,  do jenë ato që do të vendosin se kush do të udhëheqë edhe Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.

Daçiç, duke folur në një intervistë për televizionin serb B92, mbrojti politikën e qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Gjatë një intervistë për televizionin beogradas, B92, Daçiç e ka mbrojtur politikën e Qeverisë së tij ndaj Kosovës.

“Serbia nuk do ta mbrojë me tanke Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar se, tashmë Serbia ka ardhur në situatë kur ose do ta humb ardhmërinë e saj dhe do të qëndrojë në bajoneta, ose ta zgjidhim këtë çështje në mënyrën më të padhimbshme.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar