Daçiç kundër referendumit: Serbët e Kosovës të merren me Prishtinën

Daçiç kundër referendumit: Serbët e Kosovës të merren me Prishtinën

“Serbët e Kosovës duhet të merren me Prishtinën dhe jo me Beogradin”. Kjo ka qenë deklarata e fundit e kryeministrit serb, Ivica Daçiç, lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai ka deklaruar gjithashtu se referendumi në këtë situatë nuk ka kuptim, pasi shihet qartë se serbët e veriut të Kosovës nuk do e pranonin rezultatin e shumicës.

“Ne nuk kemi kohë të merremi me muaj me këtë çështje, sepse kjo e fut Serbinë në situatë të rëndë për  zbatimin e  marrëveshjes që kemi pranuar”, deklaroi kryeministri serb para gazetarëve në Beograd.

Gjatë konferencës Ivica Daçiç është shprehur se  të gjitha hulumtimet e opinionit publik tregojnë se marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës mbështetet nga shumica e qytetarëve të Serbisë.

“A kujton vërtet ndokush se ne jemi të marrë? Ata duhet të merren me Prishtinën dhe jo me Beogradin… Ngatërresa me tërë botën s’është zgjidhje, sikundër as ngatërresa me Beogradin”, ka përfunduar Daçiç.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar