Daçiç: 27 gusht, marrëveshje për çështjet kontestuese

Daçiç: 27 gusht, marrëveshje për çështjet kontestuese

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç është shprehur se ka bindjen se në vazhdim të dialogut në Bruksel, që do të mbahet  më 27 gusht, do të  arrihet marrëveshja për çështjet kontestuese lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit. Presidenti bëri me dije gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç është shprehur se ka bindjen se në vazhdim të dialogut në Bruksel, që do të mbahet  më 27 gusht, do të  arrihet marrëveshja për çështjet kontestuese lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit. Presidenti bëri me dije gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila po ndërmjetëson dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Daçiç ka thënë se po bëhen përpjekje shumë serioze për organizmin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe ka bindjen se këto zgjedhje janë një hap drejt stabilizimit të gjendjes në krijimin e kushteve për mbijetesë të qëndrueshme të komunitetit serb.


/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar