Çudia ndodhi, Spanja i lë lamtumirën Botërorit (FOTO)

Ajo që thellë i druheshin gjithë spanjollët ndodhi. Kampionët në fuqi do të kthehen me dhimbje në shtëpi pa lënë asnjë gjurmë në “Brazil 2014”. Ndërsa Kili shkruajti historinë duke bërë ate që edhe vetë e konsideronte të pamundur. Fitorja e tyre 2-0 shkatërron mundësitë e Spanjës në këtë Botëror. Ndeshja e djeshme filloi me

Ajo që thellë i druheshin gjithë spanjollët ndodhi. Kampionët në fuqi do të kthehen me dhimbje në shtëpi pa lënë asnjë gjurmë në “Brazil 2014”. Ndërsa Kili shkruajti historinë duke bërë ate që edhe vetë e konsideronte të pamundur. Fitorja e tyre 2-0 shkatërron mundësitë e Spanjës në këtë Botëror.

Ndeshja e djeshme filloi me dominim të Kilit që shënoi dy gola që në pjesën e parë. Fillimisht ishte Eduardo Vargas në minutën e 20’ dhe më tej Charles Aranguiz në të 43-ën që skualifikuan skuadrën e Vincent Del Bosche.

Spanja u përpoq të bënte diçka pjesën e dytë, por shpërdoroi rastet pa arritur të ndryshojë shifrat. Kampionët në fuqi humbën për të dytën herë rresht dhe tashmë nuk kanë asnjë shans për çerekefinalet.

Kili fitoi për herë të parë ndaj Spanjës duke realizuar ate që trajneri  i tyre e cilësoi ëndërr. Ndërsa pas fitores shpresat e kilianëve rriten duke pretenduar finalen. Gëzimi i tyre si dhe ai i tifozëve pas ndeshjes ishte i pafrenueshëm. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “ADIOS SPANJA”.

Nga ana tjetër Del Bosche tha se nuk e prisnin të eleminoheshin. Ndërsa Torres duhet ta mendojë edhe njëherë deklaratën e vet para ndeshjes se ‘kjo është Spanja më e mire ndonjëherë’.

Kili renditet tashmë me pikë të barabarta me Holandën, por kjo  e fundit kryeson me numër golash. Ndërsa spanja dhe Australia kanë të dyja nga 0 pikë. Në ndeshjet e radhës për grupin B Holanda dhe Kili do të ndajnë se kujt i takon kryesimi, ndërsa Spanja dhe Australiaa do të ndeshen për të mos dalë pa fitore.

eduardo-vargas-640-kili-300x198 AP_spain_loss_mar_140618_16x9_992 a-brazilian-soccer-fan-gleefully-bid-spain-adios-with-an-ipad

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar