Courtois: Atletico di si të mund Real Madridit-in

Courtois: Atletico di si të mund Real Madridit-in

Portieri i Atletico Madrid, Thibaut Courtois, është shprehur se skuadra e tij mund ta fitojë derbin e të shtunës kundër skuadrës së Real Madrid. Lojtari i Diego Simeones ka qenë vendimtar në fitimin e ndeshjes finale të Copa Del Rey kundër “Los blancos” në Santiago Bernabeu. Belgu mendon se mund të regjistrojnë edhe një fitore

Portieri i Atletico Madrid, Thibaut Courtois, është shprehur se skuadra e tij mund ta fitojë derbin e të shtunës kundër skuadrës së Real Madrid. Lojtari i Diego Simeones ka qenë vendimtar në fitimin e ndeshjes finale të Copa Del Rey kundër “Los blancos” në Santiago Bernabeu. Belgu mendon se mund të regjistrojnë edhe një fitore tjetër kundër rivalëve të tyre.

“Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe dijmë si ti mundim ata. Janë thjeshtë tre pikë më shumë për ne, është si një tjetër finale. Si futbollist, unë kurrë nuk kam luajtur për të marrë një barazim, por për të fituar”, u shpreh Courtois për reporterët.

Arritja 100 milionshe e Gareth Bale nuk e frikëson aspak portierin, i cili zbuloi se ka marrë informacione nga lojtarët e Tottenham se si ta ndalin lojtarin, dhe gjithashtu yllin tjetër Cristiano Ronaldon.

Atletico e ka nisur shumë mirë sezonin 2013/14, duke i fituar të gjitha ndeshjet dhe tani ndan vendin e parë me Barcelonën.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar