Conny McCormack takim me ambasadorët e BE-së në vend

Kryesuesja e vëzhuesve të OSBE-ODIHR Conny McCormack  nisi takimin ditën e sotme rreth orës 11  me ambasadorët e Bashkimit Europian në vendin tonë. Ky takim zhvillohet me kërkesë të ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe prirtet që Conny McCormak të diskutojë rreth problematikave në këtë periudhë zgjedhjesh. Takimi vjen një ditë pas deklaratës

Kryesuesja e vëzhuesve të OSBE-ODIHR Conny McCormack  nisi takimin ditën e sotme rreth orës 11  me ambasadorët e Bashkimit Europian në vendin tonë.

Ky takim zhvillohet me kërkesë të ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe prirtet që Conny McCormak të diskutojë rreth problematikave në këtë periudhë zgjedhjesh.

Takimi vjen një ditë pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe Perfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Catherinë Ashton, të cilët kanë venë theksin tek rëndësia e këtyre zgjedhjeve për rrugën europiane të vendit.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri paraqesin një test të rëndësishëm për institucionet demokratike dhe për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian. Ne vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër përgatitjet dhe inkurajojmë korigjimin e mangësive të gjetura në raportin e përkohshëm të OSBE/ODIHR”, thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fule.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar