Çollaku: Të ndjekë këshillën që i dha Brukseli, të ndjekë shembullin e paraardhësit

Çollaku: Të ndjekë këshillën që i dha Brukseli, të ndjekë shembullin e paraardhësit

Kreshnik Çollaku, ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme ka reaguar mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Sipas Çollakut, kryeministri i ri mori një mesazh të qartë nga ndërkombëtarët, të cilët e këshilluan të ndjekë shembullin e paraardhësit thekson ai. “Në mënyrë të qartë dhe publike, Brukseli i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi

Kreshnik Çollaku, ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme ka reaguar mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Sipas Çollakut, kryeministri i ri mori një mesazh të qartë nga ndërkombëtarët, të cilët e këshilluan të ndjekë shembullin e paraardhësit thekson ai.

“Në mënyrë të qartë dhe publike, Brukseli i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama. Mesazhi sintezë me nivelin më të lartë të BE dhe NATO që Rama mori: Vlerësim i punës së paraardhësit të tij, vlerësim të hapave të derisotme

të Shqipërisë. Ramës i duhet vetëm të ndjekë këtë rrugë.

Mesazhi i Brukselit në mënyrën më elegante, por dhe me të qartë të mundëshme grisi krejt frymëzimin politik ideologjik, propagandistik të PS, për BE, vendi nuk është

në rrënim, por në zhvillim të respektuar, Shqipërisë nuk i duhet vit zero e Rilindje, por ecje e qëndrueshme në një rrugë të shtruar të vlerësuar e të mbështetur nga miqtë perëndimore të Shqipërisë…”.

Por sipas ish-zëvëndësministrit të Punëve të Jashtme, duhet të harrojë projektin e Rilindjes, nëse do të ndjekë rrugën këshilluar nga BE.

“Nga sot që Rama të ecë në rrugën drejt BE-së duhet ta harrojë projektin e tij për Rilindje e përmbysje. I duhet të vlerësojë e ndjekë hapat e hedhur, i duhet të dialogojë realisht me opozitën, i duhet të luftojë korrupsionin duke nisur nga partia e vet, etj. Mbi të gjitha duhet të braktisë projektin e konfliktit nën frymëzimin e Rilindjes. A do të beje? A do zgjedhë udhën e shtruar e të hapur apo di i futet monopateve të konfliktit ?? Këtë ende s’mund ta themi. Çka mund të themi sot është se Brukseli foli qartë “Shqipëria ka nevojë të vazhdojë, jo të Rilindje, në rrugën drejt BE. Ne e kuptuam mesazhin e BE, të shohim çka kuptuar Rama”, thekson Çollaku në rrjetin social, ‘Facebook’.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar