Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

CNN padit Shtëpinë e Bardhë

CNN padit Shtëpinë e Bardhë

0 Komentet 🕔14.11.2018 - 10:39

Rrjeti kabllor televiziv, CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të heqjes së kredencialeve të gazetarit të kësaj kompanie në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta, duke pretenduar se ka shkelur të drejtën kushtetuese për liri të shtypit.

“Ne i kemi kërkuar gjykatës që përmes një urdhri të menjëhershëm të kthehet gazetari Jim Acosta dhe kemi kërkuar lirim të përhershëm në kuadër të këtij procesi”, ka njoftuar CNN më 13 nëntor.

“Ndonëse padia është specifike për CNN-in dhe Acostan, kjo mund t’i kishte ndodhur secilit. Nëse mbeten të pasfiduar, hapat e Shtëpisë së Bardhë do të krijonin një efekt të rrezikshëm për secilin gazetar që mbulon zyrtarët tanë të zgjedhur“, ka thënë ky rrjet.

Trump ka kritikuar vazhdimisht mediat amerikane, duke i cilësuar disa prej tyre me raste edhe si “armiq të popullit amerikan”, duke shënjestruar CNN-in dhe Acostan me sulme të drejtpërdrejta verbale.Acosta në anën tjetër ka sfiduar shpesh presidentin amerikan gjatë konferencave për media.

Shtëpia e Bardhë i ka pezulluar Acostas kredencialet pasi ai dhe Trump kanë pasur një përballje të ashpër verbale, gjatë konferencës pas mbajtjes së zgjedhjeve për Kongresin amerikan më 7 nëntor.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka arsyetuar vendimin e Shtëpisë së Bardhë kundër gazetarit duke thënë se Acosta “i ka vendosur duart drejt një gruaje të re që ka qenë duke e bërë punën e saj si praktikante” dhe ka cilësuar veprat e tij “plotësisht të papranueshme”.

Acosta ka thënë më pas përmes një postimi në Twitter se pretendimet e Sandersit janë gënjeshtra.

 

/N.Dragoti/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Pjesërisht vranët
10°/1°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Shiu!
11°/4°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Mostly Cloudy
11°/-1°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Mostly Cloudy
1°/-8°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore! Showers
-3°/-6°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Pjesërisht vranët
0°/-8°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Pjesërisht vranët
0°/-11°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore! Showers
1°/-6°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Bore! Showers
-2°/-6°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr

Warning: mt_rand(): max(-1) is smaller than min(0) in /var/www/clients/client2/web29/web/wp-content/plugins/wunderground/wunderground.php on line 214