“Çmendet” Skënderbeu, 80 mijë euro për Edgar Çanin

“Çmendet” Skënderbeu, 80 mijë euro për Edgar Çanin

Skuadra kampione e Shqipërisë pritet t’i çudisë të gjithë në këtë merkato vere. Pas tentativave për të marrë shërbimet e mesfushorit Gilman Lika, Skënderbeu i Korçës po mendon për një goditje të madhe vetëm për ndeshjet e turit të dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Drejtuesit korçarë janë gati t’i ofrojnë 80 mijë euro

Skuadra kampione e Shqipërisë pritet t’i çudisë të gjithë në këtë merkato vere. Pas tentativave për të marrë shërbimet e mesfushorit Gilman Lika, Skënderbeu i Korçës po mendon për një goditje të madhe vetëm për ndeshjet e turit të dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Drejtuesit korçarë janë gati t’i ofrojnë 80 mijë euro sulmuesit të përfaqësueses shqiptare Edgar Çani, vetëm e vetëm për të qenë pjesë e ekipit për Ligën e Kampionëve. Për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, krerët e kampionëve të Shqipërisë janë gati të bëjnë gjithçka.

Marrëveshja mësohet se është një hap larg finalizimit. Aktualisht Edgar Çani aktivizohet me skuadrën e Katanias në kampionatin italian.

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar