“Çmendet” Reali, 120 milionë euro për Nejmar

“Çmendet” Reali, 120 milionë euro për Nejmar

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” raporton se nënshkrimi i marrëveshjes mes Realit të Madridit dhe futbollistit brazilian Nejmar është më afër se kurrë. Pas dështimit në Ligën e Kampionëve, presidenti madrilen Florentino Perez është i gatshëm për të marrë yllin brazilian. Reali i Madridit ka dërguar agjentët në Brazil për te arritur marrëveshjen me

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” raporton se nënshkrimi i marrëveshjes mes Realit të Madridit dhe futbollistit brazilian Nejmar është më afër se kurrë.

Pas dështimit në Ligën e Kampionëve, presidenti madrilen Florentino Perez është i gatshëm për të marrë yllin brazilian. Reali i Madridit ka dërguar agjentët në Brazil për te arritur marrëveshjen me këtë talent.

Siç raporton “El Mundo Deportivo”, shuma totale që do të përgatisë Florentino Perez kap shifrën e 120 milionë eurove, gjë që mund ta bëjë atë një nga blerjet më të mëdha ne historinë e futbollit.

Perez e dëshiron Nejmarin për dy arsye. Së pari, ky do të ishte zëvendësimi i duhur në rast të largimit të Kristiano Ronaldos. E dyta, do të ishte “vjedhja ideale” e klubit rival, që është Barcelona.

Megjithëse interesimi i Realit të Madridit është i madh, Nejmar dëshiron kalimin e tij tek rivalët e përjetshëm të Realit, Barcelona. Media të ndryshme thonë se braziliani ka nënshkruar një parakontratë me katalanasit.

 /Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar