“Ciklopi” romani fitues i panairit Tirana 2018, prezantohet në kolegjin Universitar Bedër

0

Brajan Sukaj shprehet se romani e krijon botën, ai nuk shpjegon.brajan-sukaj

Takimi u hap nga shkrimtari dhe pedagogu Agron Tufa, i cili bëri një panoramë të asaj çka përmbante romani, por ndërkohë nuk mungoi dhe vlerësimi për shkrimtarin e romanit.

Studentët ishin kuriozë për atë çka romani trajton dhe cili është mesazhi që ai përcjell.

Nëse imagjinata e ka krijuar botën është e drejta e saj ta udhëheqë atë, shprehet Agron Tufa.

Më tej u diskutua mbi vështirësitë e proçesit të shkrimit, dilemat dhe premisat që merr autori, ku z.Sukaj e cilësoi romanin e tij si logjikë e letërsisë amerikane, ku gjërat shfaqen edhe pse nuk thuhen.

Ky takim u mbyll me një bashkëbisedim me studentët , ku gjatë pyetjeve  që i drejtuan autori në lidhje me mesazhin  shprehet “ Mesazhi del në varësi të këndvështrimit të gjithësecilit prej nesh”.

M.Kërçeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here