CIA: Në Shqipëri prodhimi për frymë 8.2 mijë dollarë në vit

0

Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra në europë me një nivel prodhimi për frymë në vit prej 8200 dollarë. Në analizën e agjensisë amerikane të inteligjencës mes 228 vendeve, shqipëria zë vendin e 131-t.

Analiza vë në dukje se “edhe pse eknoomia shqioptare vazhdon të rritet vendi është ndër më të varfrit bnë europë si pasojë e informalitetit të madh në ekonomi dhe infrastrukturës së papërshtatshme të transportit dhe energjisë.

Të gjitha vendet e ballkanit kanë një nivel prodhimi më të lartë se ne. Maqedonia renditet në vendin e 113-të me 10.800 dollarë, Serbia në vendin e 111, me mbi 11 mijë dollarë dhe Mali i zi në vendin e 10.007, me 11.900 dollarë.

Gjithashtu raporti vë në dukje përgjysmimin e peshës që të ardhurat e emigrantëve kishin në ekonomi, ndërsa vëren se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida pasi ka tejkaluar limitin ligjor prej 60% të borxhit publik në vitin 2013.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here