CIA: 148 xhihadistë shqiptarë shkuan në Siri

Sipas studimit të CIA, “ISCR”, rreth 15 mijë militantë nga 80 shtete besohet se kanë hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Assad. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta prestigjoze “The Washington Post” e cila përmes një harte  ka treguar numrin e personave që kanë udhëtuar nga shteti i tyre drejt Sirisë

Sipas studimit të CIA, “ISCR”, rreth 15 mijë militantë nga 80 shtete besohet se kanë hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Assad. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta prestigjoze “The Washington Post” e cila përmes një harte  ka treguar numrin e personave që kanë udhëtuar nga shteti i tyre drejt Sirisë brenda një viti. Ndër këto shtete bën pjesë edhe Shqipëria, ku numri i personave që kanë udhëtuar drejt Sirisë shkon në 148. Shumë prej këtyre luftëtarëve besohet se tashmë janë pjesë e ushtrisë së Shtetit Islamik. Zyrtarët përendimore shqetësohen për faktin se çfarë mund të bëjnë këta shtetas kur të kthehen në shtetet e tyre të lindjes.

Shifrat e luftëtarëve xhihadistë nga Europa Perëndimore janë marrë nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Radikalizimin dhe dhunën politike, ndërsa shifrat e tjera janë nga “The Soufan Group”. Këto të fundit flasin për një periudhë nga dhjetori i vitit 2013 deri në tetor 2014. Vendet që rezultojnë të kenë një numër më të vogël militantësh islamikë janë: Bangladeshi, Kili, Japonia, Malajzia dhe Singapori; shtete që nuk janë pjesë e hartës.

/Ilda Xhafa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar