Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Champions,formacionet e mundshme për Bayern-City (VIDEO)

Champions,formacionet e mundshme për Bayern-City (VIDEO)

0 Komentet 🕔10.12.2013 - 14:11

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45, në impiantin “Allianz Arena” do të jenë përballë njëri-tjetrit titanët e kampionatit Anglez dhe atij gjerman, Manchester City-Bayern Munchen.
Ndeshja është e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku trajneri i Bavarezëve, Pep Guardiola është i vendosur që skuadra e tij t’a mbyllë fazën e grupëve me pikë të plota, pa asnjë humbje përfshi këtu edhe ndeshjen përballë City-t.

Bavarezët këtë sezon janë shfaqur në formën e tyre më të mirë, por edhe pse dominuan në transfertën kundër City-t në “Etihad Stadium” si dhe e kanë të siguruar kualifikimin, Pep refuzon ta marrë me lehtësi përballjen kundër skuadrës së Manuel Pelegrinit.

Formacionet e mundshme:
Bajern Mynih: Nojer, Lahm, Boateng, Van Bajten, Alaba, Tiago, Myler, Gëce, Riberi, Mandzukiç,
Trajner: Pep Guardiola

Mançester Siti: Hart, Riçards, Leskot, Demiçilis, Kolarov, Milner, Garsia, Fernandinjo, Navas, Xheko, Negredo.
Trajner: Manuel Pelegrinin.

/Klajdi Lleshi/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr