Çfarë të bëjmë kur laget laptopi?

Çfarë të bëjmë kur laget laptopi?

Të punosh në kompjuter me një gotë ujë ose me një filxhan kafe është diçka më se e zakonshme. Në këtë mënyrë mundësitë për të derdhur lëngje në tastierë janë të shumta dhe në shumë raste nuk është ndonjë problem. Mjafton vetëm që tastjera të thahet mirë dhe të rifilohet  sërisht nga puna, por ndryshon

Të punosh në kompjuter me një gotë ujë ose me një filxhan kafe është diçka më se e zakonshme. Në këtë mënyrë mundësitë për të derdhur lëngje në tastierë janë të shumta dhe në shumë raste nuk është ndonjë problem. Mjafton vetëm që tastjera të thahet mirë dhe të rifilohet  sërisht nga puna, por ndryshon puna kur bëhet fjalë për një laptop. Në këtë rast mund t’i themi lamtumirë aparatit ose riparimit të tij do të na kushtojë shumë.

Nëse veprojmë shpejt, mbase mund edhe ta shpëtojmë laptopin tonë…  Ja disa këshilla:

1- Nëse duam që të mos na laget laptopi duhet tën evitojmë lëngjet pranë tij. Por, nëse laget duhet të veprojumë shpejt: ta fikim pa pritur që të mbyllet Ëindoës, ta heqim nga priza dhe t’ia heqim bateritë. Kjo bëhet për të evituar që lëngu të hyjë në kontakt me qarqet  aparatit.

2- E kthejmë përmbys në mënyrë që lëngu që ka rënë në butonat e tastjerës të bjerë në tokë. Më pas, thajeni tastjerën me peshqir.

3- Nëse lëngu që derdhet mbi kompjuter përmban sheqer pastrimi duhet bërë me solucione specifike.

4- Pasi ta keni tharë prisni disa ditë para se ta rindizni. Në këtë mënyrë e gjithë lagështira do jetë tharë dhe kompjuteri apo laptopi juaj do të punojë sërisht pa probleme.

   /Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar