Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Çfarë po ndodh në tregun e naftës në Shqipëri?

Çfarë po ndodh në tregun e naftës në Shqipëri?

0 Komentet 🕔30.04.2015 - 12:37

Kryeministri Rama lajmëroi personalisht nisjen e një “beteje” me abuzuesit në tregun e karburanteve. Në një konferencë të posaçme për shtyp ai paralajmëroi se ky abuzim në dëm të qytetarëve, ekonomisë dhe mjedisit, nuk do të lejohet më.

“Beteja me grabitësit e pasurisë sonë kombëtare dhe mashtruesit që u shesin shqiptarëve naftë të një cilëise të papranueshme duke ua dëmtuar investimin e tyre në automjete, është një betejë jetike për familjet tona, por edhe për cilësinë e mejdisit ku jetojmë. Dola sot këtu sepse siç kam bërë edhe në të shkuarën, e gjithë industria ta marrë këtë mesazh prerë dhe copë. E gjithë industria duhet të kuptojë se ne do të mbështesim këdo që bën një sipërmarrje të drejtë dhe të bazuar mbi ligj, por ne nuk përfaqësohemi me asnjë sipërmarre që shkel ligjin”, u shpreh Rama.

Ky reagim i kryeministrit vjen pasi në media po flitet prej ditësh për abuzime marramendëse në tregun e hidrokarbureve. Të dhënat zyrtare flasin për një rënie me 21 përqind të importit të naftës në 3 –mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa konsumi është rritur me 5 mijë ton. I gjithë ky boshllëk i krijuar nga rënia e importit dhe rritja e konsumit është plotësuar me naftë vendase. Revista monitor raportoi javën e shkuar se nafta që nxirret në vend po përmbush nevojat e konsumit të brendshëm me rreth 30%, pas hyrjes në punë të ish-rafinerisë shtetërore ARMO. Po sipas saj, referuar “të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjetikës, sasia e naftës bruto që përpunohet në vend jep vetëm 25% naftë të pastër, të përshtatshme për konsum final”.

Ekspertët pohojnë se nafta që përpunohet në Shqipëri është e një cilësie më të dobët se ajo e importit. Megjithatë, çmimi nuk ka ndryshuar. Tregtarët kanë eliminuar edhe kostot që ka importi. Çmimi gjithësesi nuk ka ndryshuar.  Është një xhiro disa milionë dollarëshe, e cila gre disa pikëpyetje. E para dhe më e rëndësishmja, nëse kontrolli që paralajmëron kryeministri do të nisë nga ARMO, apo nga rafineri të dorës së dytë që prodhojnë për ndonjë pikë karburanti me xhiro të papërfillshme? Në Shqipëri numërohen 15 rafineri të tilla. E dyta, a do t’i japin përgjigje kontrollet e qeverisë dyshimeve se pas abuzimeve me cilësinë qëndron vetë kompania shtetërore ALBPETROL dhe ndoshta edhe Bankers Petrolium?

Aktualisht, Bankers Petrolium, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, po i shet kompanisë ARMO, që ka ndryshuar pronar pas zgjedhjeve të vitit 2013, 45 % të prodhimit të saj. Nga fushat naftëmbajtëse të Patos Marinzës, 8 mijë fuçi në ditë janë për ARMO –n nga 19.767 që prodhon Bankers Petrolium. I gjithë transaksioni kontrollohet nga ALBPETROL, që gjithashtu shet për llogari të tij naftë të nxjerrë nga puset e tij në Patos Marinzë. KLSH e paditi drejtorin e ALBPETROL, një ish –drejtor i bizneseve të deputetit Koço Kokëdhima, për një abuzim me afro 10 milionë euro.

Në vitin 2013 ARMO përpunonte 60 mijë ton naftë, sipas të dhënave të Ministrisë së Energjitikës. Në vitin 2014 prodhimi i saj arriti në 260 ton. Këtë vit pritet që nafta e përpunuar të arrijë në 600 mijë tone, raporton Monitor. Por vetëm 25 % e këtij prodhimi është naftë e pastër që shitet në tregun vendas.

Tregu realisht duket jashtë kontrollit, për aq kohë sa askush nuk di të japë përgjigje se përse çmimi i naftës në Shqipëri vazhdon të mbetet më i shtrenjti në rajon, ndonëse prodhimi vendas, (që ka kosto më të ulët) është shtuar ndjeshëm. Eksiztojë dyshime të forta se nafta vendase po u shitet shqiptarëve si naftë importi, një mekanizëm i vënë në funksion kohët e fundit, për të vjedhur qytetarët.

Pas deklaratave të kryeministrit Rama, mbetet pyetja: a po fliste ai për të njëjtin mekanizëm abuzimi që duket se ka funksionuar edhe me bekimin e institucioneve shtetërore apo të pushtetarëve të sotëm?

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E diel E hënë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Pjesërisht vranët
18°/7°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/0°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Chance of Shiu!
6°/-1°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
8°/-3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
10°/0°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Shiu!
11°/5°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
9°/1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-5°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr