Çfarë duhet të dimë për diabetin?

Personat që duhet të testohen për diabet janë: -Të rriturit me mbipeshë trupore dhe obezë -Personat që bëjnë jetë sedentare -Personat që kanë të afërm me diabet -Femrat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg, ose që kanë pasur, në shtatzënitë e mëparshme, diabet shtatzënie -Personat që vuajnë nga hipertensioni arterial -Personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës -Personat që janë diagnostikuar më parë me pre-diabet -Femrat me mikrokiste në vezore Kriteret diagnostikuese që një pacient të ketë diabet janë: -Glicemia esëll ≥ 126 mg/dl -Glicemia 2 orë pas provës së ngarkesës me glukozë ≥ 200 mg/dl -Një glicemi rasti ≥ 200 mg/dl e shoqëruar me shenja të diabetit -Hemoglobina e glukozuar ≥ 6.5 % -Niveli i glicemisë para dhe pas ushqimit tek personat me diabet varet nga mosha e pacientit me diabet dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Kriter i rëndësishëm për vlerësimin e mjekimit të diabetit është krahas nivelit të glicemisë esëll dhe asaj 2 orë pas ushqimit edhe HbA1c, (hemoglobinë e glukozuar), e cila mat mesataren e nivelit të sheqerit në gjak për 2-3 muajt paraardhës.]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar